Futbolli në vitet e fundit është shndëruar në një garë të madhe pagash. Lojtarë të cilët kapin shifra transferimi qindra miliona dollarësh. Kuptohet që dhe pas vëzhgimit të vazhdueshëm dhe operimit në nivele të larta do të përkethehet në para. Trajnerët janë një ndër hallkat kyce në ndërtimin e ekipeve dhe padyshim si pjesë e kësaj industrie do të vlerësohen me shuma të majme.
Në klube por jo vetëm, në kombëtare është parë e mundur që të shpenzohen shuma mjaft të larta për të siguruar mendje taktike të niveleve të larta. Janë pikërisht klube që nisin prej Premier Ligës dhe Arabisë Saudite, që ftojnë të rivalizojnë afrimet. Gjithnjë e më shumë është parë me kureshtje nëse dhe transferimi I tyre kushton kaq shumë. Por, njëherësh dhe nëse të ardhurat e tyre vjetore përafrohen me shumën që futbollistët fitojnë.

Më poshtë do të jetë një listë me shumën që fitojnë top pesë trajnerët më të paguar.
- David Moyes – Everton
Pagë vjetore: 14.3 milionë EURO
- Mikel Arteta – Arsenal
Pagë vjetore: 17.9 milionë EURO
- Pep Guardiola – Manchester City
Pagë vjetore: 23.7 milionë EURO
- Simone Inzaghi – Al-Hilal
Pagë vjetore: 25.0 milionë EURO
- Diego Simeone – Atletico Madrid
Pagë vjetore: 29.7 milionë EURO
Sic shihet qartë janë pikërisht dhe drejtuesit teknikë të klubeve që mund të sigurojnë shuma të majme pagesash. Prej kampionateve elitare europiane, deri në Arabinë Saudite. E cila është një prej vendeve e cila nisi e para trendin e pagesave të majme në futboll.



