Thomas Tuchel ka mundur të shkruajë emërin në historinë e ekipit kombëtar Anglez. Por, ai do të jetë pjesë e saj në mënyrë të palavdishme. Kjo, do të jetë në hapat e parë që ai ka marrë drejtimin e skuadrës. Duke qenë se ka vetëm katër ndeshje që është pjesë e tyre. Ai, do të mbahet mend si i pari trajner i cili humb ndaj një kombëtareje afrikane. Mesa duket ky do të jetë një rekord i cili do të dojë shumë kohë të thyhet.
Ndeshja miqësore që zhvilluan Tre Luanët kundër Senegal nuk është se përfundoi në mënyrën më të mirë. Ata përjetuan një humbje të thellë e cila ishte 3-1. Kjo i vendos ata në rekordin e parë të tyre humbës ndaj një kombëtareje afrikane.

Harry Kane u kujdes që të kalojë në epërsi ekipin e tij. Por një gol i pamjaftueshëm i cili nuk solli më besim në ekip. Kjo i la radhën më pas reagimit të Ismaila Sarr, Habib Diarra dhe Cheikh Sabaly të cilët u kujdesën më së miri për të sjellë një fitore në kampion e tyre.
Anglia e cila ishte e bindur në këtë ndeshje nuk ja doli dot të ruajë raportin e saj. Duke pasur 21 ndeshje kundër kombëtareve afrikane të cilat ishin pa asnjë humbjem në total atë kishin siguruar më herët 15 fitore dhe gjatë prej të cilave ishin barazime.
Zhgënjimi i tyre ishte i vazhdueshëm duke qenë se ata morrën dhe një fitore simbolike ndaj Andorrës. Një gol i vetëm nuk ishte i mjaftueshëm për të sjellë një besim të plotë në Tuchel.