UEFA ka përgëzuar më tej ekipin e Kosovës për një fitore mjaft të rëndësishmë përballë Suedisë . Ekipi arriti të sigurojë të hënën një fitore e cila është mjaft e rëndësishme për kualifikimin e saj në Kupën e Botës 2026.
Raporti i UEFA s e ka cilësuar si një fitore mbreslënëse dhe një vlerësim për suksesin e madh që ka mundur të arrijë ekipi i Kosovës. Edhe pse një kombëtare ende e re ata janë duke dëshmuar për një formë mjaft të mirë fë arritur. Në skenën kombëtare ata gjithnjë e më shumë janë duke dëshmuar për një formë mjaft të mirë. Ekipi ka mundur të tregojë forcë dhe karakter në zhvillimin e lojës. Pikërisht, hap që ka munguar në kombëtaret e reja përgjithësisht.

Një ndeshje e cila nisi në favorin e tyre që prej fillimitbtë saj ku solli më tej dhe dominim të saj. Minuta e 25 shërbeu dhe për të cuar Dardanët në epërsi duke u vendosur kështu me një gol të Elvis Rexhbecaj. Në një aksion mjaft të bukur, nisur nga Dion Gallopeni ata mundën që ta shndëronin në një gol. Pikërisht, një gol që e frymëzoi më tej dhe ofroi besimin e duhur për suksesin e tyre të mëtejshëm.
Gjatë pjesës së dytë kosova tentoi përsëri që të vendosë një diferencë në epërsinë e saj. Ekipi arriti ta realizojë këtë përmes një goli të shënuar nga Vedat Muriqi në një distancë prej 20 metrash. Në këtë mënyrë ata arritën të shënonin dhe diferencën e tyre prej dy golash. Ndeshja e dytë në këto kualifikuese dhe Kosova arrin të sjellë një formë mjaft premtuese. Ndoshta një vend në play off mund të jetë mundësia për ekipin dardan.



