United shpenzon 60 milion euro për yllin e Atletico

United e sigurt të shpenzojë 60 milion euro për yllin e Atletico Madrid

Manchester United duket se është i vendosur për të bërë një lëvizje mjaft të rëndësishme në ekipin e saj. Qëllimi i tyre do të jetë që të sjellin në skuadër mesfushorin e Atletico Madrid, Conor Gallagher. Klubi anglez duket se është tërësisht i gatshëm që të sjellë në ekip 25 vjecarin.

60 milion euro duket se është oferta e tyre për të bërë të tyre yllin e skuadrës. Lojtari shihet si opsioni perfekt për të shërbyer si një përforcim i nevojshëm për ekipin e ten Hag. Gallagher i gjendur në klubin spanjoll është në kërkim të më shumë minutave në fushë e blertë. Ndaj dhe kjo duket mjaft nxitëse për të realizuar këtë kalim.

United e sigurt të shpenzojë 60 milion euro për yllin e Atletico Madrid
United e sigurt të shpenzojë 60 milion euro për yllin e Atletico Madrid

Pavarësisht se ai nuk është një titullar i sigurt në ekip, Simeone e ka vlerësuar për energjinë që ai shpesh ka mundur të përcjellë. Disiplina e tij, njëherësh dhe karakteri për të qenë mjaft fleksibël ka shndëruar lojtarin në mjaft të preferuar.

Por, mesa duket kalimi është duke u shoqëruar me një ofertë mjaft të majme e cilq më tej mund të vendosë në vështirësi klubin anglez. Financiarisht klubi duket se nuk është në formën më të mirë. Ndaj dhe konsiderohet ndër ato lëvizje që do të duhet të marrin më shumë kohë.

Kobbie Mainoo, e sheh si një opsion mjaft të mirë sa i përket aktivizimit krah tij. Megjithëse një ofertë mjaft e kushtueshme, konsiderohet prej klubit si një ndër opsionet që mund të vijë këtë sezon.