Vllaznia ka tashmë mundësinë që të përfaqësojë në Konferencë Ligë. Ka qenë pikërisht një sezon me ulje ngritje për ekipin shkodran por mundën më së miri që të sigurojnë pozitën në një përfaqësim europian. Rrugëtim i cili pritet të nisë për ta dhe të kenë shpresë për një kualifikim të mundshëm.
Mirë po prova e parë e tyre në një event të rëndësishëm përballë një skuadre që është pjesë e eventit ka dështuar. Në një ndeshje miqësore ata nuk kanë mundjr të sjellin një rezultat pozitiv. Përballja me Decin e Tuzit nuk shkoi si duhet lër shkodranët të cilët kërkuan më ngulm një fitore. Ishte pikërisht një fitore e cila nuk erdhi për ta.

Sfidë e cila përfundoi me rezultatin 1-0 ,× favorin e Decic. Skuadra malazeze arriti të siguronte këtë fitore e cila erdhi me një gol të vetëm. Pavarësisht se përballë Shkodranëve nuk ishte mjaft e lehtë sepse ata kërkuan vazhdimisht golin e tyre të epërsisë. Një fol i cili nuk erdhi dhe pse rastet ishin të shpeshta, poe kishte shpërdorim të tyre.
Në pjesën e parë dhe pse kishte një aktivizim të lojtarëve titullarë ata nuk mund të siguronin kështu një lojë e cila ishte në epërsi.
Martini i cili u kujdes për të bërë zvendësimet e duhura nuk mund të sillte një ndryshim. Dhe pse lojtarët e rrinj dhe të stolit u aktivizuan një ndryshim nuk është se erdhi në fushën e lojës. Kjo e vendos ekipin në një pozitë e cila nuk është e favorshme përballë kësaj sfide.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.