Ditën e djeshme është zhvilluar dhe shorti për raundin e dytë të UEFA Womens Europa Cup. Ky short arriti të vendosë një përballje të madhe për ekipin e vajzave të Vllaznisë. Në raundin e dytë të këtij kompeticioni ato do të jenë përballë Interit të Italisë. Një sfidë mjaft interesante e cila do të vendosë tashmë ekipin e konfirmuar të Vllaznisë përballë një ekipi plot potencial.
Më herët në ndeshjen e tyre të parë ata arritën të siguronin një fitore mjaft të rëndësishme. Përballë ekipit urkainës, sfidë e luajtur në Loro Borici dhe pse e programuar për t’u luajtur jashtë. Kjo e bëri që ekipi me besimin e shtëpisë të mund të siguronte kështu një fitore mjaft të rëndësishme. Kolos Kovalivka u thye duke krijuar kështu një mundësi për promovimin e Vllaznisë në raundin e dytë. Kjo solli një ekip I cili tashmë ka mundësi për të vendosur një hap më tej.

Takimi I parë pritet të luhet më 7 ose 8 tetor në Milano. Për ndeshjen e kthimit është menduar një periudhë e mëvonshme prej një jave. Duke u zhvilluar në datën 14 ose 15. Një atmosferë e zjartë pritet ti presë vazjat e shkodrës në shtëpi. Të cilat kanë treguar se mund të japin rezultat në një sfidë e cila luhet në terenin e tyre. Deri më tani ekipi dhe pse përballë një kundërshtari të fuqishëm ka ende mundësi për një rezultat pozitiv.



