Rikthimi I Xherdan Shaqirit në Baseli ka ndikuar duke sjellë një ekip I cili morri rezultate mjaftueshëm të mira në këtë sezon. Shaqiri ka mundur të fitojë dhe titullin si lojtari më I mirë I FC Baselit në edicionin që sapo lamë pas. Ka qenë një formë e tij jashtëzakonisht e mirë e cila e ka vlerësuar me këtë titull të vecantë.
Ylli I Baselit u shpall me një rezultat prej 66% të votave të vendosura nga mbështetësit. Të pyetur në rjetet sociale të klubit se cili prej lojtarëve kishte dhenë formën më të mirë në këtë sezon ata kanë qenë në mbështetje të Shaqirit. Ka qenë pikërisht kontributi I tij në fushën e gjelbër që dhuroi për Baselin në këtë sezon dy tituj të rëndësishëm.

Kampionati dhe Kupa e Zvicrës ishin dy tituj që Shaqiri I riktheu në Baseli. Me një sezon fantastik ku ekipi luftoi për të siguruar kështu pozitën më të mirë në renditje. Rikthimi I tij erdhi në gusht të 2024, ku kishte mundësinë që të udhëhiqte ekipin në një sezon mjaft të rëndësishëm.
Kontributi I tij ishte real duke e shtyrë ekipin drejt golave të shënuar. Në fund të këtij edicioni ai kishte pasur mundësi që të shënonte plot 21 gola dhe të bëhej pjesë e 22 asistimeve. Totali I 39 ndeshjeve të luajtura e vendos atë në cilësinë e më të mirit. Tashmë, detyra e tij në sezonin e ardhshëm është një përfaqësim sa më dinjitoz I ekipit në Champions League.