Ylber Ramadani mes milionave arabe, pritet zgjedhja

Ylber Ramadani mes milionave arabe

Ylber Ramadani është shndëruar së fundmi në një objektiv të Al Ain. Klubi I Arabisë Saudite është duke e konsideruar si një përforcim mesfushorin shqipëtar. Arabët kanë nisur kështu diskutimet me Leccen për të kryer këtë transferim të rëndësishëm. Shihet si një transferim I mundshëm I cili mund të kryhet gjatë kësaj vere.

Al Ain është duke sjellë një shifër mjaft të majme për të bërë të mundur bindjen e Ramadanit. Një pagë e cila është prej 1.2 milion euro në vit është ajo që klubi ka ofruar. Ndaj 22 mijë euro ë javë janë ajo që do e tundojnë dhe e bëjnë Ramadanin të jetë I lëkundur.

Edhe pse me vetëm një vit qëndrimi I tij në Serinë A, është bërë mjaft I rëndësishëm. Ai është bashkuar në 2023 me Lecce për një shumë prej 1.3 milion euro. Në këtë fund sezoni ai shënoi gjithashtu dhe 63 ndeshje pjesëmarrëse në dy sezone të luajtura. Po ashtu shërbimi I tij ka qenë vendimtar dhe në një gol të shënuar në fitoren ndaj Torinos.

Ylber Ramadani mes milionave arabe
Ylber Ramadani mes milionave arabe

Të interesuar në këtë kalim janë dhe Aberdeen të cilët kanë edne 10% të kartonit nga kalimi I tij në Itali. Kështu ata shpresojnë të përfitojnë sa I përket kalimit të mesfushorit në një klub tjetër. Ramadani ka dhënë kontributin e tij dhe si pjesë e kombëtares shqiptare. Kështu ka bërë të mundur tërheqjen e vëmëndjes nga shumë klube të ndryshme ndërkombëtare. Gjithësesi, ende nuk jemi në djeni se si do të jetë e ardhmja e tij në sezonin që do të vijë.