Barcelona duket se është duke përjetuar një tjetër krizë të rëndësishme sa I përket dëmtimeve. Ekipi katalunas mendohet se do e ketë tepër të vështirë rikthimin pas rikthimit të tyre. Raphina I cili me rikuperimin e tij duket se nuk e ka marrë veten ende. Kjo shihet si një kërcënim në vazhdim për pjesëmarrjen e tij në Barcelona.
Sulmesi Brazilian duket se është në një situatë mjaft delicate sa I përket angazhimit të tij në këtë ndeshje. Së bashku me të jashtë fushe në një sfidë të rëndësishme është dhe Lewandowski I cili po ashtu do të qëndrojë jashtë për shkak të një dëmtimi të tij në kofshë. Mesa duket janë dy goditje të rëndësishme në ekipin katalunas që e vendosin në rrezik përballë sfidës.

Mesa duket dëmtimi I Raphinës është shumë më serioz se sa mendohej duke e lënë jashtë fushe për një periudhë të gjatë lojtarin. Edhe pse fillimisht ishte vendosur në listën e mundshme të një rikthimi më të shpejtë. Por, raportimet e fundit bëjnë me dije se Raphina I cili ka ndjerë një pengesë në muskujt e tij do të ketë një qëndrim jashtë fushe për kohë më të gjatë.
27 vjecari nuk është stërvitur me ekipin duke krijuar kështu hije dyshimi sa I përket angazhimit të mundshëm të tij. Flick duket se do e këtë të vështirë në përgatitjen e listës së tij përpara sfidës dhe do të duhet të bëjë një zgjedhje mes emrave të tjerë.



