Luis Diaz tashmë me një cmim nga Barcelona

Luis Diaz tashmë me një cmim nga Barcelona

Luis Diaz në këtë sezon kalimesh ka pasur një interesim mjaft të lartë prej shumë ekipeve europiane. Pas interesimit të gjigandëve të futbollit si Barcelona dhe Bayern Munich, Liverpool ka vendosur një cmim për kartonin e tij. Slot I cili ka sjellë emëra të rrinj në ekip duke krijuar një skuadër e cila është shumë më e qëndrueshme, e konsideron një largim.

Ekipi anglez ka bërë një seri shpenzimesh në këtë merkato duke bërë dhe afrimin më të kushtueshëm deri më tani prej 116 milion euro. Afrimet pritet të sjellin njëherësh dhe largime nga klubi dhe kjo është tërësisht e mundur, për të kuqtë që kërkojnë një ekip më stabël.

Luis Diaz tashmë me një cmim nga Barcelona
Luis Diaz tashmë me një cmim nga Barcelona

Diaz I cili është bashkuar me klubin në 2022 nga Porto, kushtoi për ekipin 37.5 milion euro. Me një sezon mjaft të mirë ai ka bërë të mundur duke dhënë kontributin e tij në fushën e lojës. Në 148 ndeshje që ai ka marrë pjesë ka mundur të shënojë 41 gola. Edhe pse shihet si një pjesë e rëndësishme dhe ka besimin e Slot. Gjithësesi në një ofertë ata janë të gatshëm të lejojnë lojtarin.

Zyrtarisht ende nuk është bërë public cmimi I tij por janë media që aludojnë për të. 82 milion euro është duke kërkuar Liverpool për të gjithë ekipet që kërkojnë të sigurojnë shërbimin e tij. Një shumë e cila është konsideruar e madhe. Barcelona në këtë moment nuk është duke e menduar aspak një kalim të mundshëm të tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.