FIFA, përfshin dhe Serbinë në dënimin e saj

FIFA, përfshin dhe Serbinë në dënimin e saj

FIFA në vazhdën e ndëshkimeve të nisura në sfidën e cila u zhvillua në Shqipëri ku ekipi kombëtar priti Seribë, ka ndërmarrë një tjetër masë. Në këtë masë ndëshkuese është përfshirë dënimi I Serbisë. Ekipi kombëtar është ndëshkuar që në ndeshjen pritëse që ajo do të bëjë ndaj Anglisë t’a zhvillojë pa tifozë. Ndeshje e cila është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Vendimi I ardhur për Federatën Serbe të Futbollit vjen me njëherë pas ndëshkimit dhe të Shqipërisë disa ditë më herët. Ka qenë Federata Shqiptare e cila ka vënë në djeni të gjithë mbështetësit e kombëtares për dënimin e dhënë nga FIFA. Shqipëria e cila u ndëshkua që në ndeshjen pritëse të ketë 20% të stadiumit të saj pa tifozë.

FIFA, përfshin dhe Serbinë në dënimin e saj
FIFA, përfshin dhe Serbinë në dënimin e saj

Serbia ndër të tjera është ndëshkuar dhe me një shumë prej 50 mijë eruo, Federata e Futbollit Serbe e ka bërë të ditur këtë ndeshkim përmes rrjetit social. FIFA me këtë ndeshkim është duke ndjekur parimet e saj në lidhje me zhvillimin e lojës brenda fushës në mënyrë më të rregullt. Kjo është shtyrë dhe prej sjelljeve të pa përshtatshme të mbajtur nga kampi vendas me disa sjellje të përsëritura.

Kujtojmë se për Serbinë ky është rasti I disatë që ata dënohen, dhe ndëshkohen për një mënyrë jo të duhur në paraqitjen e tyre në fushën e lojës. FIFA e ka bërë të qartë për të gjithë ekipet që do të duhet të ketë një standart të lartë në zhvillimet dhe nuk do të duhet të cënohet asgjë jashtë futbollit.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.