Zonja e vjetër duket se nuk është duke hequr dorrë kollaj sa I përket transferimit të Jadon Sanchos. Klubi italian ka sjellë një tjetër ofertë në Manchester United për të realizuar transferimin e sulmuesit. United është shprehur I prerë se për largimin e tij nga ekipi kërkon një shumë prej 25 milion euro. Ajo që bëhët e ditur nga disa media është se në këtë ofertë të dytë Juventus e ka rritur shumën e tij.
Klubi italian është duke ofruar kështu 15 milion euro për kalimin e tij në itali. Pikërisht një ofertë e cila është mbështetur dhe nga lojtari. Ende nuk është dhënë një përgjigje nga klubi aglez sa I përket këtij transferimi. Dhe pse deri më tani është bërë e ditur se për këtë afrim do të jetë e nevojshme që të ketë dhe një largim nga klubi. Niko Gonzalez është I detyruar të largohet nëse Juventus arrin të finalizojë këtë kalim.

Gonazalez ka marrë më herët nga arabia saudite, klubi Al Ahli ka sjellë një ofertë për të ku kërkon që 30 milion euro të shërbejnë për transfertën e tij. Është pikërisht një shumë që është dakortësuar dhe nga klubi duke qenë se është shumë afër shpenzimit që është bërë për kalimin e tij prej 33 milion euro.
Tudor, I cili në këtë sezon është duke kërkuar një një sulm I cili do të jetë më dinamik e ka kërkuar që të ketë një prurje të rëndësishme. Ndaj dhe është vendosur në plan një afrim I mundshëm dhe kërkesë e vazhdueshme ndaj Sanchos.