Jo vetëm fitore për Chelsea, vendos dhe një rekord

Jo vetëm fitore për Chelsea, vendos dhe një rekord të rëndësishëm

Chelsea ka mundur të bëhët ekipi i parë me tre golashënues adoleshentë në një ndeshje të vetme të Champions League. Londinezët arritën të sillnin përsëri një formë mjaft të mirë duke shërbyer me një tjetër fitore të rëndësishme. Blutë në përballjen e tyre me Ajax ishin të vendosur në shënimin e pesë golave.

Marc Guiu (18’), Moises Caicedo (27’), Enzo Fernandez (45’), Estevao Willian (45+) dhe Tyrique George (48’) arritën të shërbenin golat e tyre. Me këtë fitore të rëndësishme ata mundën të vendosnin dhe një rekord të rri në këtë kompeticion. Chelsea u bë kështu skuadra e parë me tre golashënues të ndryshëm adoleshentë.

Jo vetëm fitore për Chelsea, vendos dhe një rekord të rëndësishëm
Jo vetëm fitore për Chelsea, vendos dhe një rekord të rëndësishëm

Në sfidën kundër Ajax shënuan Guiu (19 vjeç), Estevao (18 vjeç) dhe George (19 vjeç). Kjo sjell një tjetër plan për ekipin blu i cili ka mundur të aktivizojë kryesisht moshat e reja. Të vendosur në këtë pikë duket se Marceza ka bërë një zgjedhje mjaft të mirë duke besuar në frymën dhe energjinë e re. Është pikërisht vendosjq e tyre në ekip që ka garantuar më tej dhe një sukses mjaft të rëndësishëm.

Klubi i Stamford Bridge duket se është mjaft i investuar në marrjen e talenteve të rrinj. Futbollistë mjaft të talentuar të cilët bëhën pjesë duke shërbyer më tej dhe ku garantojnë si në rastin e sfidës së fundir një fitore. Ka qenë zgjedhja e teknikut që të jetë i vendosur në këtë pozitë. Duke qenë në këtë sezon ai ka bërë një reformim të plotë. Ku janë dominues emrat e rrinj në futboll.