City është duke menduar një tjetër përmirësim sa I përket sulmit të tyre. Drejtues të skuadrës blu janë në kërkim të një transferimi I cili është duke mbritur prej Bundesligës. Serhou Guirassyn mendohet se do të jetë prurja më e re që ata janë duke kërkuar. Kjo lëvizje mendohet se do të shërbejë më tej për të sjellë ndryshimet e nevojshme në sulmin e tyre. Për afrimin e tij janë menduar që të sillet një ofertë prej 50 milion euro.
Sulmuesi I Borussia Dortmund do të përfshihet në një klauzolë të vecantë sa I përket lirimit të tij. Ajo që e bën më interesante këtë transferim është sepse është përfshirë në kontratë që ai mund të bëhët pjesë vetëm e disa ekipeve elitare. Manchester City, Arsenal, Chelsea, Liverpool, Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United janë pikërisht klubet ku ai do të ketë mundësi të ofrojë shërbimin e tij.

Edhe pse një transferim dhe jashtë këtyre klubeve do të ishte I mundshëm duke sjellë kështu një shumë monetare më të lartë për ta finalizuar. Klubet arabe të cilat mund të jenë të interesuara do të duhet të paguajnë më shumë rreth shërbimit të tij. Pep Guardiola I cili është duke kërkuar përmirësime të mundshme në sulm, duket se do të jetë I gatshëm të ofrojë 50 milion euro për shërbimin e tij.
Gjatë verës së kaluar 29 vjecari, kishte një ofertë shumë më të lartë. Ndërsa tashmë është shndëruar në një objektiv të mundshëm për shumë prej klubeve të ndryshme europiane. Qëllimi I city është që të ketë një tjetër afrim në sulm I cili do të jetë në mbështetje të Haaland I cili është duke shkëlqyer në fushën e lojës.



