Pavarësisht se në shqipëri ka një ndalim në masë të lojërave të fatit sa I përket basteve online dhe kazino, prapë së prapë prezenca e tyre ndihet dhe është e dukshme. Ajo që bën më shumë përshtypje nga kjo ekzistencë është dhe tërheqja që bëjnë këto ndaj moshave që janë shumë më të pa mundura për të kuptuar rrezikun që mbart loja e fatit si basti apo dhe kazino.
Mungesa e rolit të Autoriteteit të Lojërave të Fatit bën që shumë shpesh të jenë grupmosha të reja të cilat bien pre e këtyre fenomeneve duke mos ditur fillimisht se cfarë rrezikojnë dhe duke u mbështetur vetëm në promocionin e ndaluar që bëhet për to. Fushtat e marketimit nuk janë të ligjshme për lojarët e fatit në asnjë formë të medias në shqipëri asaj të shkruar dhe audio vizuale, por shpesh shohim promocione në rrugë që bëjnë të mundur ofrimin e produktit dhe për moshat e reja.
Të gjitha kompanitë që operojnë në lojërat e fatit offline krysisht si lotaritë, bingo shpesh herë përdorin marketingun përmes posterave apo dhe dhuratave në formë bilete të një llotarie. Kjo është sinjal alarmi duke qenë fëmijët si një shtresë jo në mbrojtjen e duhur bien pre e këtyre formave dhe mund të krijojnë varësinë e dëmshme ndaj lojërave të fatit. Justifikimi I tyre është një deklarim se kjo lojë është e ndaluar për të fëmjë nën 18 vjec. Por thjeshtë një deklarim nuk është se ndalon në momentin kur ai ftohet për t’u bërë pjesë përmes një bilete.
Ndërgjegjësimi duhet të nisë kryesisht për organizatorët që të mos përfshijnë në fushatën e tyre të promocionit fëmijë dhe gjithashtu ndaj personave që e bëjnë këtë promocion duke I bërë trajnimet e nevojshme për të mbrojtur fëmijën si konsumator të mundshëm.