PSG cmendurisht kërkon afrimin e Lamine Yamal

PSG cmendurisht kërkon afrimin e Lamine Yamal

Adoleshenti I Barcelonës është shndëruar në një ndër sensacionet më të rëndësishme në futollin europian. Lamine Yamal është një prej sportistëve të rrinj I cili është vendosur në qendër të vëmëndjes dhe shihet si lojtar I së ardhmes. Me një formë mjaft të mirë në Barcelona ai ka tërhequr kështu vëmëndjen e shumë prej klubeve të ndryshme. Paris Saint Germain është një prej tyre I cili është vendosur mjaft I bindur në ndjekje të tij.

Spanjolli është cilësuar nga drejtues të ekipit francez si I duhuri për të qenë pranë tyre. Lojtari I ri me një formë mbresëlënëse dhe që ka mundur të shndërohet në një lojtar kyc për katalanasit ka ngjallur interesin e kampionëve të europës. Dëshira e tyre është që sulmi të përmbajë magjinë e tij dhe kërkojnë me cdo kusht afrimin e tij. Gjatë sezonit të kalimeve të këtij sezoni ata ishin mjaft të tërhequr në afrime.

PSG cmendurisht kërkon afrimin e Lamine Yamal
PSG cmendurisht kërkon afrimin e Lamine Yamal

Luis Enrique duket se kërkonte të mbante thelbin e skuadrës të palëkundur. Ndaj dhe tashmë një afrim I tillë është konsideruar si hapi I duhur në ndryshimin që do të ndodhë në reparin ofensiv. Yamal I cili mbushi 18 vjec këtë verë nënshkroi dhe kontratën e re të tij me Barcelonën. Qëndrim I cili është I lidhur deri në 2030. Klauzola e tij e lirimit mund të shkojë deri në 1 miliard euro, por mesa duket shuma nuk është aspak problem. Afrimi I tij shihet si domosdoshmëri dhe janë të gatshëm të sjellin në ekip shuma të ndryshme për të finalizuar këtë kalim.