Real i bindur, ofertë 160 milion euro drejt yllit të Bayern

Real i bindur për një ofertë 160 milion euro drejt yllit të Bayern

Real Madridi po planifikon një lëvizje të madhe në afatin kalimtar të verës, duke vendosur në fokus yllin e Bayern Munichut, Michael Olise.

Sipas raportimeve nga media gjermane “BILD”, klubi spanjoll është i vendosur ta transferojë sulmuesin francez dhe është gati të bëjë një ofertë shumë të lartë për të arritur këtë objektiv. Thuhet se presidenti Florentino Perez është një admirues i madh i lojtarit dhe e sheh atë si përforcim të rëndësishëm për skuadrën.

Burimet bëjnë të ditur se Reali mund të ofrojë deri në 160 milionë euro për të bindur Bayernin që të heqë dorë nga Olise. Një shumë e tillë do ta kthente këtë transferim në një nga më të shtrenjtët e verës.

Real i bindur për një ofertë 160 milion euro drejt yllit të Bayern
Real i bindur për një ofertë 160 milion euro drejt yllit të Bayern

Megjithatë, realizimi i marrëveshjes duket i komplikuar. Bayern Munich e konsideron Olise një lojtar kyç dhe nuk ka plane për ta shitur, pavarësisht ofertave të larta që mund të vijnë.

Ndërkohë, interes për francezin ka shfaqur edhe Liverpooli. Klubi anglez raportohet se është i gatshëm të investojë mbi 100 milionë euro për ta sjellë në Premier League, duke shtuar konkurrencën për firmën e tij.

Mbetet të shihet nëse Real Madridi do të arrijë ta bindë Bayernin apo nëse lojtari do të vazhdojë të qëndrojë në Gjermani edhe për një sezon tjetër.