Trajneri i Kombëtares Shqiptare ka bërë të mundur dhe publike përzgjedhjen e lojtarëve që do të jenë të pranishëm në dy ndeshjet që do të zhvillojë kombëtarja. Dy takime mjaft të rëndësishme që janë të vlefshme për kualifikimin e tyre në Kupën e Botës 2026.
Fillimisht ata do të duhet të udhëtojnë drejt Andorrës për t’u kthyer më pas në shtëpi. Shtëpia paraqet një ndeshje mjaft të rëndësishme për ta duke qenë se do të jenë përballë Anglisë. Ishullorët janë kualifikuar duke u bërë kështu ekipi i parë europian i cili siguron një vend në këtë kompeticion.
Tekniku i kuqezinjëve ka përzgjedhur në listë 25 lojtarë që do të jenë të gatshëm për këto sfida. Ndër to shihet se janë dhe tre rikthime të rëndësishme si Ardian Imajli, Adrion Pajaziti dhe Indrit Tuci.

Ndër të tjera shihet se në këtë grumbullim ka po ashtu dhe disa mungesa mjaft të rëndësishme si: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami dhe Armando Broja.
Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.