Një zhvillim i ri ka dalë në pah lidhur me të ardhmen e mesfushorit argjentinas Enzo Fernandez. Pas humbjes së thellë të Chelseat ndaj PSG në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ave në Ligën e Kampionëve, raportohet se rrethi i lojtarit ka kontaktuar sërish Real Madridin për të ofruar shërbimet e tij.
Sipas mediave spanjolle, kjo është hera e dytë brenda një muaji që bëhet një lëvizje e tillë. Thuhet se vetë lojtari ka shfaqur pakënaqësi pas disfatës në Paris, duke shtuar zërat për një largim të mundshëm nga klubi londinez.
Gazetari Eduardo Inda ka deklaruar se interesimi për Real Madridin është rikthyer, duke theksuar se Fernandez ka pyetur sërish për mundësinë e transferimit.

Megjithatë, një marrëveshje e tillë duket e vështirë për t’u realizuar. Mesfushori ka kontratë afatgjatë me Chelsean deri në vitin 2032, ndërsa klubi anglez ka investuar mbi 120 milionë euro për ta transferuar. Për këtë arsye, çdo ofertë për të pritet të jetë shumë e lartë.
Raportimet sugjerojnë se çmimi i kartonit të tij mund të arrijë të paktën 150 milionë euro. E ardhmja e Fernandez mund të varet edhe nga performanca e Chelseat këtë sezon, sidomos nëse skuadra nuk arrin të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.